Raporti i dytë për punën e Komisionit shtetëror për pengim të korrupsionit

Qëllimi kryesor i monitorimit është përcjellje e vendimeve të miratuara në seancat publike, të Komisionit Shtetëror për pengim të korrupsionit (KSHPK), i cili është trup parandalues dhe ka funksion që të pengojë që të ndodh korrupsioni. Përcjellja e KSHPK në kuadër të projektit “Monitorimi i KSHPK-së, në kuadër të projektit “Vëzhgimi i suksesit të punës së Komisionit shtetëror për pengim të korrupsionit”, zhvillohet në dy faza. Faza e parë është nga fillimi i punës së përbërjes së re të komisionit, përkatësisht pas miratimit të vendimeve të para, në mars të vitit 2019 deri në shtator të vitit 2019-të, ndërsa faza e dytë është deri në fund të vitit 2019-të përkatësisht për tre muajt e mbetura ,të cilat nuk janë të përfshira me raportin e parë nga tetori deri në dhjetor të vitit 2019. Të dhënat, mbi të cilat mbështetet ky raport , janë grumbulluar nga sajti i Komisionit shtetëror për pengim të korrupsionit si dhe të informacioneve, që janë marrë me dërgim të kërkesave për qasje në informacionet me karakter publik në adresë të KSHPK.

Në këtë raport janë analizuar tre muajt e fundit në vitin 2019 në të cilat KSHPK ka mbajtur dy seanca dhe ka miratuar 96 vendime.

Raporti i kaosit është i disponueshëm këtu.