Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve. Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit shpreh shqetësim serioz lidhur me procesin e ngadalshëm të miratimit të Propozim Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve. Megjithëse Platforma mori pjesë në mënyrë aktive në grupin e punës të formuar nga Ministria e Drejtësisë dhe u mbajtën 15 takime dhe dy debate publike që në dhjetor të vitit 2023, procesi vazhdon të vonohet në mënyrë të pajustifikuar.
Në Raportin më të fundit të Progresit, Komisioni Evropian vëren se Ligji për mbrojtjen e sinjalizuesve ende duhet të harmonizohet me acquis të BE-së dhe të sigurojë mekanizma të përshtatshëm për zbatimin e tij. Paralajmërohet se individët që raportojnë parregullsi mund të përballen me ngacmim, largim nga puna ose pasoja të tjera, gjë që e minon efektivitetin e Ligjit. Kjo tregon nevojën serioze për miratimin urgjent të Projektligjit, i cili është përgatitur, por prej dy vitesh nuk është futur në procedurë për miratim.
Duke pasur parasysh se në Programin e Punës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025, në seksionin Aktet dhe materialet e vendosura nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut për muajin maj, Ligji për raportimin e mbrojtur dhe mbrojtjen e sinjalizuesve me të cilin do të kapërceheshin mangësitë e identifikuara të zgjidhjes aktuale ligjore, dhe ndërsa viti tashmë po kalon, kërkojmë miratimin urgjent të Ligjit. Mendojmë se me miratimin e një zgjidhjeje të tillë ligjore, e cila përmirëson statusin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve (Programi për punën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025 faqe 32) si një mjet i vlefshëm kundër korrupsionit, do t’i hapet rruga përmirësimit dhe funksionimit të edhe një mekanizmi tjetër në luftën kundër korrupsionit, për të cilin hartuesit e politikave dhe funksionarët publikë shprehin një angazhim të qartë.