Vlerёsim anti-korrupsion i legjislacionit – raport mbi Ligjin pёr energjetikё

Vërejtjet kryesore në lidhje me analizën anti-korrupsion të Ligjit për energjetikë dhe akteve nënligjore përkatëse janë pikërisht në lidhje me kompetencat e gjera të pushtetit ekzekutiv dhe Komisionit Rregullativ, të cilët përmes akteve nënligjore janë kompetentë për të rregulluar në mënyrë më të detajuar procedurat për autorizim për ndërtimin e impianteve për energji, marrjen e statusit të prodhuesit preferencial nga burimet e ripërtëritshme të energjisë, si dhe masat mbështetëse që u përkasin këtyre prodhuesve, kohëzgjatja, lloji dhe lartësia e tyre. Një rrezik shtesë që ndërlidhet me këtë është shpërndarja e disa dispozitave të lidhura me rregulloret përkatëse, duke përfshirë 3 ligje dhe dhjetëra akte nënligjore, njëra prej të cilave është urdhëresa e dhe e Qeverisë dhe disa rregullore të ministrive kompetente dhe Komisionit Rregullator. Në këtë kontekst, është e nevojshme të bëhen përpjekje për të mundësuar kodifikimin e duhur të të gjitha rregulloreve që lidhen me energjetikën në një akt, ose ndarjen dhe grupimin e duhur të dispozitave të veçanta në disa ligje të ndryshme.

Lexoni analizën këtu.