Analiza e vendimeve të KSHPK për prokurime publik në gjysmën e dytë të vitit 2020

Lëndë e analizës janë vendimet të cilat Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit i ka miratuar pas veprimit në pajtim me kompetencat e tij për lëndë në lidhje me prokurimet publike në gjysmën e dytë të vitit 2020.

Prokurimi publik është identifikuar si një nga fushat horizontale me prioritet, në luftën kundër korrupsionit dhe konfliktit të interesit. Sipas të dhënave të disponueshme nga raportet e Byrosë për Prokurim Publik dhe të dhënave të hapura të Sistemit Elektronik për Prokurime Publike, në tre vitet e fundit janë shpenzuar gjithsej mbi 2,2 miliardë euro, që paraqet pothuajse 24 përqind të buxhetit shtetëror.